Sport

Romagnoli të paktën një muaj jashtë fushës

Alessio Romagnoli i Milanit do të pushojë të paktën katër javë për shkak të lëndimit të muskujve në këmbën e tij të majtë, njoftojnë mediat italiane.

Ai u lëndua dje në stërvitjet e kombëtares italiane, përpara ndeshjes kundër Portugalisë në Lidhjen e Kombeve, transmeton kp.

Alessio Romagnioli është emri i fundit në listën e lojtarëve të lënduar të Milanit, pasi jashtë fushës janë edhe Lucas Bila, për shkak të një lloji të lëndimit të ngjashëm, si dhe Mateo Musakio, Giacomo Bonaventura dhe Matio Caldara.