Sport

Takimi i Pogbas me Messin shton zërat për kalim te Barça

Descriptive Text

Lionel Messi dhe Paul Pogba mund të mos jenë përfshirë në ekipet e Francës dhe Argjentinës gjatë ndeshjeve me kombëtare, por kanë pasur një bisedë të thellë në një darkë në Dubai.

Të dy udhëtuan drejt Emirateve Arabe, ku u bashkuan në restorantin e njohur të “Salt Bae”.

Sipas “Goal”, ky takim ka shtuar zërat për një kalim të mundshëm të francezit te Barcelona.

Spekulimet janë shtuar së fundmi pas raportimeve në Itali se Pogba ka marrëveshje me Barçën.

Agjenti i tij, Mino Raiola e ka bërë të ditur se dëshiron që ta largojë klientin e tij nga Jose Mourinho dhe Unitedi, teksa në Barcelonë ka pasur zëra mikpritës për 25-vjeçarin.

“Do të ishim të lumtur po ta kishim këtu”, kishte thënë mbrojtësi Gerard Pique në muajin gusht.