Sport

Itali – Portugali pa fitues

Nuk ka pasur fitues në ndeshjen e sotme ndërmjet Italisë dhe Portugalisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke ndarë pikët me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

Në Grupin 3 të Ligës A lider është Portugalia me 7 pikë, e ndjekur nga Italia me dy pikë më pak. Kurse vendin e fundit e mban Polonia me një pikë.