Revolucioni i Mancinit tek Italia

Revolucioni i Mancinit tek Italia

17 November 2018 11:33

Pas dështimit për t'u kualifikuar në botërorin "Rusia 2018" dhe rënies së vazhdueshme në ranglistën e FIFA-s, Roberto Mancinit i është besuar posti i seleksionuesit tek Italia. Ai ka për detyrë të rindërtojë ekipin dhe sa më shpejt ta kthejë në rrugën e lavdisë.

"Ndoshta, kjo është detyra më e vështirë për mua prejse jam trajner. Por nuk kam hezituar për ta pranuar ofertën për shkak se Italia gjithmonë ka qenë fuqi e futbollit botëror", ka thënë Mancini, i cili ka udhëhequr drejt sukseseve të mëdha ekipet si Inter e Manchester City. "Po punoj që sa më shpejt të kemi një ekip konkurrues, por kjo nuk është e lehtë. Megjithatë, shenjat e para më bëjnë të shpresoj të ardhme të ndritur", shkruan sot Koha Ditore.

Mancini po synon të lërë shenjën e tij tek Italia, qoftë duke përzgjedhur lojtarë të rinj që ende nuk janë paraqitur me klubet e tyre, qoftë duke hequr dorë nga stili tradicional italian i mbrojtjes. Ai dëshiron që Italia të luajë futboll më të hapur dhe po ashtu nuk po heziton t'u japë rastin lojtarëve të rinj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme