Sport

Maqedonia mposht Lihtenshtajnin, Bardhi me gol të bukur

Maqedonia ka shënuar fitore në udhëtim te Lihtenshtajni me rezultat prej 0-2.

Epërsinë mysafirëve ia dha mesfushori shqiptar Enis Bardhi, që shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në minutën e 53, transmeton Koha.net.

Golin e dytë e shënoi Nestorovski në minutën e 90+1.

Në Grupin 4 të Ligës D kombëtarja e Maqedonisë është lider me 12 pikë, tre më tepër se ndjekësi i parë Armenia që ka 9 pikë.