Në xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë Lipjanin në udhëtim.
51-90 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm që u zhvillua në Prishtinë, transmeton Koha.net.
Meriton Ismaili ishte më i miri te Prishtina me 18 pikë, e tre kërcime.
Kurse te Lipjani më i miri ishte Fisnik Juniku me 10 pikë, një kërcim e dy asistime.