Distria mposht Marian e Portugalisë, kalon në çerekfinale

Krasniqi për 20 sekonda rrëmben medaljen e bronztë

16 November 2018 13:10
17:12

Vetëm njëzet sekonda i janë dashur xhudistet kosovare, Distria Krasniqit që ta fitojë duelin për medaljen e bronztë në Grand Prix të Pragës.

Ajo fitoi meçin me Ippon duke e rrëzuar në tentimin e parë kinezen, Yana Li, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Krasniqi është pesë herë fituese e çmimeve Grand Prix.

Nesër në këtë turne të rëndësishëm të xhudos do të garojë Akil Gjakova.

14:30

Distria mposht rumunen Ungureane me ippon, në garë për medalje

Distria Krasniqi ka mposhtur Monika Ungureanu nga Rumania.

Krasniqi ka fituar këtë ndeshje me ippon, dhe është në garë për të fituar medaljen e Bronztë.

Distria për të bronztën do të ndeshet me Kinezen Yana LI.

14:06

Distria humb ndeshjen ndaj japonezes Sakagami por jo luftën, kalon me repesazh

Distria Krasniqi ka humbur ndeshjen ndaj japonezes Aya Sakagamin me ippon.

Distria edhe pse ka humbur këtë ndeshje, apo kalon me repesazh dhe mbetet në garë për titull.

13:10

Distria mposht Marian e Portugalisë, kalon në çerekfinale

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e “Hague GP”, duke mposhtur, Maria Siderot nga Portugalia me Ippon.

Distria në ndeshjen e parë ka mposhtur Mira Ulrich nga Gjermania, transmeton koha.net.

Distria është duke garuar në kategorinë deri në 48 kilogram në GrandPrix, i cili është duke u mbajtur në Hagë të Holandës.

Në këtë garë marrin pjesë edhe Loriana Kuka e Akil Gjakova.

Lexoni edhe: Kosova në Hagë me tre garues, pushojnë Kelmendi e Gjakova

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme