Luis Suarez dhe Gerard Pique u përfshinë në një fjalosje në fushë në "Camp Nou" pas humbjes 4:3 nga Real Betisi të dielën, ku sulmuesi uruguaian e paralajmëroi mbrojtësin të mos ngacmohet me të.
Të dy lojtarët ishin titullarë te Barcelona, ndërsa skuadra katalonjase pësoi humbjen e dytë të stinorit në La Liga, dhe iu zvogëlua epërsia në krye të renditjes në vetëm një pikë, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, stacioni televiziv spanjoll "Movistar" kapi momentin e fjalosjes së nxehtë mes dy lojtarëve të Barcelonës pas përfundimit të ndeshjes. Suarez e paralajmëroi kolegun e tij.
Pique ishte kundërpërgjigjur shpejt duke u munduar ta qetësojë situatën.
Mbrojtësi, po ashtu, pati fjalë me zëvendësuesin Arturo Vidal, pasi kiliani lëshoi rastin vendimtar për skuadrën në çastet e fundit të ndeshjes.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)