Sport

Shaqiri: Gola apo asistime, jam këtu për ta ndihmuar skuadrën

Descriptive Text

Xherdan Shaqiri është shumë i lumtur me performancat e tij me Liverpoolin në këtë sezon.

Në ndeshjen e sotme ndaj Fulhamit, Shaqiri pati një ndikim të madh në lojë, derisa kontribuoi me një gol në fitoren prej 2 me 0, transmeton Koha.net. Ai shënoi gol të bukur pas një krosimi nga Robertson.

“Krosim shumë i mirë...përfundim i mirë”, tha Shaqiri për golin e sotëm, para se të insistonte ekipi vjen para çdo dëshire personale për të shënuar gol. “Ky lloj ndikimi s’është shumë i rëndësishëm për mua, dua ta ndihmoj ekipin. S’ka rëndësi nëse është me gol apo me asist, gjithmonë është mirë për skuadrën. Kam ardhur në verë për ta ndihmuar këtë ekip të ecë përpara dhe për ta bërë procesin më të mirë”.

Ai ka shtuar se, “jam shumë i lumtur me performancat e mia, dhe duhet të vazhdoj kështu dhe të stërvis shumë çdo ditë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”.