Sport

Shaqiri i domosdoshëm për Liverpoolin, kthen shkëlqimin e Salahut

Foto: Reuters
 

Performancat e Xherdan Shaqirit kanë marrë vëmendjen e mediave britanike, sidomos kjo e fundit ndaj Fulhamit, në të cilën ai shënoi golin e dytë në fitoren prej 2 me 0.

Goal i ka kushtuar një artikull për yllin shqiptar “që është bërë i domosdoshëm për Liverpoolin dhe ka kthyer shkëlqimin e Mohamed Salahut”, transmeton Koha.net.