Sport

Xhudistet vendosin Kosovën në piedestal në Grand Prixin e Uzbekistanit

Foto: Ilustrim
 

Xhudistet kosovare të udhëhequra nga trajneri Driton Kuka po vazhdojnë të shkëlqejnë në garat e rëndësishme të xhudos, duke përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së fundmi në Grand Prixin e Tashkentit në Uzbekistan xhudistet kosovare kanë rrëmbyer tri medalje të arta dhe një të argjendtë, duke e vendosur kështu Kosovën në vendin e parë në renditjen e shteteve për medalje.