Sport

Shqiptarja që nderon Greqinë, atletja më e mirë evropiane për tetorin

Shqiptarja që nderon Greqinë, atletja më e mirë evropiane për tetorin
Foto: Ilustrim

Në ka një fushë, që i vë të gjithë në paqe, ajo është fusha e sportit. E pamë këtë në Lojërat Olimpike Dimërore, me Korenë e Veriut dhe të Jugut që garuan bashkërisht nën një flamur, por po e shohim këtë edhe në aktualitetin shqiptar e atë grek, ku prej ditësh çështja “Kacifa” ka sjellë përplasje të shumta mes Tiranës dhe Athinës.

Në mes të kësaj klime po spikat një emër: Elina Xhengo, adoleshentja që po befason të gjithë në hedhjen e shtizës në atletikë. Është vetëm 16 vjeçe, por rezultatet e saj janë mbresëlënëse. Për më tepër, Elina Xhengo është një atlete shqiptare që jeton në Greqi, e që garon me flamurin e këtij shteti në hedhjen e shtizës, raporton TopChannel.