Sport

Napoli mposht Genoan në udhëtim

Descriptive Text

Napoli ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Genoa në kuadër të javës së 12 në Serie A.

1 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 20 përmes Kouamet, që shënoi pas asistimit nga Romulo. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Napoli barazoi shifrat në minutën e 62 përmes Ruizit, që shënoi nga asistimi i Mertensit.

Kurse autogoli nga Biraschi në minutën e 86 ia dha pikët e plota Napolit.

Në vendin e dytë Napoli tani ka 28 pikë, kurse Genoa zë vendin e 14 me po aq pikë.