Sport

Donjeta Sadiku mund të garojë në Botërorin e Boksit në Indi me pasaportë të Shqipërisë

Presidenti i Federatës së Boksit të Indisë, Ajay Singh shpreson se Kosova të mund të paraqitet në Kampionatin Botëror të Boksit për Femra që do të mbahet javën e ardhshme në Indi, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Donjeta Sadikut i rrezikohet sërish pjesëmarrja në Botëror

“Boksierja gjithashtu ka një pasaportë të Shqipërisë dhe kemi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, prandaj kjo duhet të funksionojë. Kemi bërë disa përparime në këtë çështje. Të hënën do të takoj zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe shpresoj se asaj do t’i jepet vizë që të garojë këtu”, ka deklaruar Singh për PTI, transmeton Koha.net.

Në këtë garë merr pjesë vetëm Donjeta Sadiku në kategorinë 60 kilogramë, dhe me të janë edhe dy trajnerët e saj.

Kosova është një nga nëntë debutuesit në Kampionatin Botëror, që nis më 15 nëntor.