Sport

Chelsea e Bayerni hyjnë në garë për Fekirin

Descriptive Text

Chelsea dhe Bayerni kanë shprehur interesim për yllin e Lyonit, Nabil Fekir.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Fekiri ia ka bërë të ditur klubit të tij se dëshiron largimin në afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.

Gjatë afatit kalimtar të verës ishte Liverpooli skuadra që ishte vënë pas Fekirit, dhe ishte pranë të realizonte këtë transferim, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.