Goal zgjedh Alissonin portierin më të mirë të vitit 2018

Goal zgjedh Alissonin portierin më të mirë të vitit 2018

08 nëntor 2018 13:50

Portieri i Liverpoolit, Alisson është më i miri në botë për vitin 2018 i shpallur nga “Goal 50”.

Braziliani u bashkua me “Të Kuqtë” gjatë verës për 62.5 milionë euro, dhe 26 vjeçari e ka nisur për mrekulli karrierën në Anfield Road, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Alissoni është shpallur më i miri i vitit për shkak të performancave që kishte pasur me Romën në sezonin e kaluar në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, si dhe më Brazilin në Botërorin 2018.

Ai kishte ndihmuar Romën të kualifikohej në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe e ndihmoi të siguronte pozitën e tretë në Serie A, me ç’rast kishte mbajtur portën e paprekur për 17 ndeshje në ligë.

Ai e ndihmoi Brazilin të kualifikohej në çerekfinale të Botërorit, dhe gjatë këtij rrugëtimi e mbajti portën e paprekur për 323 minuta.

Goal të martën, më 13 nëntor, do të publikojë listën e plotë të më të mirëve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme