Legjenda e Unitedit e kritikon Mourinhon për gjestin kundër tifozëve të Juves

Legjenda e Unitedit e kritikon Mourinhon për gjestin kundër tifozëve të Juves

08 nëntor 2018 12:48

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, nuk beson se Jose Mourinho është dashur t’i ngacmonte tifozëve e Juventusit në fitoren e së mërkurës në Torino.

Gjesti i portugezit kundër fansave të Juventusit në fitoren 2 me 1, ka shtyrë Scholesin që të besojë se Mourinho duhet të tregojë më shumë klas gjatë fitoreve.

Mourinho tregon se pse “provokoi” tifozët e Juventusit

Klubi anglez riktheu rezultatin për të siguruar fitoren. Cristiano Ronaldo realizoi për vendasit, por Juan Mata dhe një autobol i Alex Sandros ia siguruan fitoren e befasishme Unitedit.

Mourinho që pohoi se gjesti duke mbajtur veshin në drejtim të fansave të Juventusit, nuk beson se shfaqi jo respekt ndaj klubit italian apo lojtarëve.

“Doja të ishin më të zëshëm”, ka thënë Mourinho për Sky Sport Italia.

Veprimi i “Special One” tërhoqi vëmendjen e Leonardo Bonuccit dhe Paulo Dybalas që u konfrontuan me Mourinhon.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit nuk shihet arsye që Mourinho të vepronte në atë mënyrë.

“Duhet të fitoni me pak klas”, ka thënë Scholes për BT Sport.

“Nuk mendoj se është nevoja për këtë. Shkoni dhe duartrokitni fansat që udhëtuan, shtrëngoni dorën me menaxherin. Ishte i panevojshëm, por kështu është ai”, ka thënë legjenda angleze.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme