Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar vazhdon të shkëlqejë më fanellën e Interit.
Ai ishte ndër më të mirët në fushë për Interin në sfidën ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, në barazimin 1 me 1.
Në përfundim të takimit, gazetarët e pyetën trajnerin Luciano Spalletti, për vlerën që ai do t’i jepte kartonit të sllovakut.
“100 milionë euro. Po të isha Barcelona do të paguaja 120 milionë euro e do thosha 20 milionëshi shtesë është bakshish, ndërsa po të isha Reali do të paguaja 100 milionë euro dhe do leja 40 milionë euro bakshish”, tha trajneri i Interit, transmeton kp.
Zi-kaltrit deri më tani kanë refuzuar disa oferta për mbrojtësin sllovak.