Sport

Rashfordi thotë se s’ka inspirim më të madh për të se Ronaldo

Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford ka treguar se inspirimi më i madh për të në futboll është ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Rashfordi pritet të luajë në sfidën e sotme të Unitedit ndaj “Zonjës së Vjetër” në Ligën e Kampionëve, dhe anglezi i ri mund të luajë kundër Ronaldos, që konsiderohet njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Manchester Unitedit, transmeton Koha.net.

“Më kujtohet se kur ai erdhi për herë të parë ai ishte njëri nga më të talentuarit që kam parë tek Unitedi për një kohë të gjatë, dhe ta kisha atë dhe Rooneyn në ekipin e njëjtë ishte e mrekullueshme, kur e kujtoj. Por, mënyra si e ka mbajtur karrierën e tij dhe është përmirësuar vit pas viti është thjesht fantastike. Në moshën e tij njerëzit nuk e bëjnë këtë, zakonisht ata janë në përfundim të karrierës dhe niveli iu bie, por ai thjesht ka shkuar lart e më lart”, është shprehur Rashford.

Sulmuesi anglez ka shtuar, “për mua s’ka inspirim më të madh në futboll”.