Ylli shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, beson se trajneri Unay Emery ka gjetur balancën mes lirisë dhe disiplinës që ia ka mundësuar Arsenalit për të gjetur formën e mirë.
“Topçinjtë” luajnë të enjten në Ligën e Evropës ndaj Sportingut, ndërsa hyjnë në lojë pas një serie prej 14 ndeshjeve pa humbje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për mua personalisht, më e mira është se ai është dikush që e di se çka do nga secili lojtar”, ka thënë Mustafi kur është pyetur nga gazetarët për atë se çka ka shtuar Emery që nga largimi i Arsene Wengerit.
“Ai ju thotë saktësisht atë që do nga ju, por ju jep lirinë të shprehni talentin tuaj. Kur nuk e keni topin, ai ju thotë ku duhet të qëndroni dhe si ta fitoni, e kur e keni ju jep opsione si ta përdorni. Ju mund të vendosni opsionin që doni”, ka shtuar Mustafi. “Për mua është përzierje e mirë mes lirisë dhe disiplinës dhe krijimit të një planit për gjithë skuadrën. E kemi parë kundër Liverpoolit. Ishte ndeshja e parë ku mendoj se dolëm dhe nga minuta e parë ishim gjithandej deri në fund”.
Arsenali është i pesti në Premier Ligë me 23 pikë, gjashtë më pak se Manchester City që prin në tabelë.