Sport

Haradinaj: Sportistët po ndjekin sukseset e Luan Krasniqit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-boksierin kosovar, Luan Krasniqi.

Sipas Haradinajt, sot më shumë se kurrë ka sportistë që ndjekin rrugën e Krasniqit.

“Kënaqësi ta pres në takim kampionin tonë, Luan Krasniqin, suksesi ndërkombëtar i të cilit mbetet gjithmonë inspirim për brezat e ri. Sot, më shumë se kurrë, kemi sportistë që ndjekin rrugën dhe sukseset e Luanit. Sportistët e formatit të tij ishin dhe janë imazhi më i mirë i Kosovës në botë”, ka shkruar Haradinaj.