Sport

Tottenhami mban gjallë shpresën në “Champions”

Tottenham Hotspur ka bërë rikthim në rezultat ndaj PSV-së, për të mbajtur gjallë shpresën që të sigurojë një për fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Me barazimin e Interit, londinezët shpresojnë për fitore në ndeshjen direkte kundër klubit italian që zhvillohet më 28 nëntor në Wembley.

PSV-ja kaloi në epërsi pas 62 sekondave kur me kokë realizoi Luke De Jong.

Rikthimin në rezultat Tottenhami e bëri në minutën e 78 kur realizoi Harry Kane për 1 me 1 ndërsa golin e dytë anglezi e realizoi në minutën e 89 të takimit.

Me këtë fitore Tottenhami ka katër pikë, tre më pak se Interi në pozitën e dytë.