Sport

Takimi me Barçën ia sjell Interit rekordin e ri italian për fitime nga një ndeshje

Takimi me Barçën ia sjell Interit rekordin e ri italian për fitime nga një ndeshje
 

Interi pritet të thyejë rekordin italian për të hyra financiare për një ndeshje me përballjen e sotme me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurri pret sot katalonasit në fazën e grupeve dhe vizita e yjeve katalonas ka bërë që interesimi për bileta të jetë i jashtëzakonshëm.