Sport

“Football Leaks” tregon se si Interi veproi me Shaqirin

 

Dokumentet e “Football Leaks” të publikuara nga “Der Spiegel” kanë treguar se si Interi ka arritur t'i shpëtojë pagimit të një shume të majme te Bayern Muencheni për Xherdan Shaqirin, duke e bllokuar mesfushorin shqiptar.

Interi e huazoi Shaqirin falas në janar të vitit 2015, me opsion për të blerë atë në verë, opsion që do të bëhej i obligueshëm nëse plotësoheshin disa kritere të caktuara, shkruan sot “Koha Ditore”.