Kanë vazhduar rezultatet pozitive për skuadrat mysafire në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës.
Pas Feronikelit, Prishtinës e Flamurtarit, sot kanë fituar Llapi e Liria që mposhtën Ferizajn e Dritën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlapi fitoi 1 me 0 si mysafir i Ferizajt, me golin e Shend Kelmendit, teksa Liria befasoi Dritën 1 me 0 me Liridon Fetahajn.
Trepça ’89 dhe Gjilani u ndanë baras 1 me 1.
Llapi është i treti me 26 pikë, katër prapa Prishtinës e gjashtë më pak se Feronikeli që prin,. Drita ka 22 në pozitën e katërt. Liria është e dhjeta me 13 pikë, dy më shumë se Ferizaj që është i 11-i.