Sport

Ibra kërkon kontratë më të gjatë te Milani

Negociatat mes Zlatan Ibrahimoviqit dhe Milanit për një rikthim të suedezit në Itali raportohet se po shkojnë mirë.

Sulmuesi i LA Galaxy është i hapur për një kthim në skuadrën ku shënoi 56 gola në periudhën 2010-12.

Sipas “Corriere della Sera”, Ibrës i është propozuar kontratë gjashtë muajshe me opsion për zgjatje për një sezon, ndërsa vetë suedezi dëshiron qysh tani të nënshkruajë kontratë 18 muajshe.

Paga e Ibrës te Milani do të ishte 1.5 milionë euro për vit.