Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit Foto: Ilustrim

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

03 November 2018 21:02

Derbi i kësaj jave në Superligën e basketbollit kosovar ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, i ka takuar kësaj të fundit.

“Minatorët” arritën të shënojnë fitore në udhëtim me rezultat të ngushtë, 84-88, transmeton Koha.net.

Më meritori për këtë fitore të Trepçës ishte Besnik Azemi që shënoi 25 pikë, pati 6 kërcime e 4 asistime. Ai u ndihmua nga Mark Dorris që shënoi 20 pikë, pati 5 kërcime, e 10 asistime.

Të vendasit më i miri ishte Michael Martin që shënoi 28 pikë, pati 6 kërcime e 5 asistime, por nuk ishin të mjaftueshme që Bashkimit t’i siguronin fitoren.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme