Sport

Perez: Reali sërish mund të fitojë gjithçka

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i bindur se skuadra e tij ende mund ta ketë një sezon shumë të suksesshëm në të gjitha garat, përkundër një fillimi jo të mirë të sezonit.

“Los Blancos” mban vendin e nëntë në La Liga, pasi Julen Lopetegui dështoi që në katër muajt e parë ta udhëhiqte në mënyrën më të mirë ekipin, gjë që i kushtoi me humbjen e vendit të punës, transmeton Koha.net.

“Kemi një skuadër fantastike që ka dëshmuar që është e aftë të fitojë gjithçka. Dua të theksoj se të gjitha objektivat tona mbeten të paprekura. Jemi duke përjetuar një nga fazat më të jashtëzakonshme në historinë e Realit, dhe duhet ta çmojmë këtë dhe atë çka po arrijmë. Ky ekip ka fituar absolutisht gjithçka”, është shprehur Perez.