Ish-sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner është dënuar me 50 ditë burgim në Danimarkë pasi kishte sulmuar një taksist, raporton BBC.
Vendimi u mor nga Gjykata e Qytetit të Kopenhagës, por avokati i përfaqësuesit të Danimarkës tha se 30-vjeçari ka apeluar, transmeton Koha.net.
Ai ishte pjesë e Arsenalit gjatë viteve 2005-14, duke shënuar 45 gola n 171 paraqitje.
Momentalisht luan për klubin norvegjez Rosenborg, derisa mungoi në Botërorin 2018 për shkak të lëndimit.