Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se ekipi i tij nuk ka frikë ta rivalizojë për titull të Serie A kampionin aktual, Juventusin.
Skuadra e tij nesër pret Empolin në San Paolo, ndërsa të martën është radha e PSG-së në Ligën e Kampionëve, transmeton kp.
Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te të dyja sfidat, si dhe për aspiratat që ka ekipi në Serie A këtë stinor.
“Ka disa skuadra që synojnë të rivalizojnë Juventusin. Inter ka bërë një seri pozitive rezultatesh dhe është afruar, ashtu si dhe ne”, ka thënë Ancelotti. “Kjo gjë rrit konkurrencën e kampionatit. Frikë për të qenë anti-Juventus? Nuk bëhet fjalë për frikë, por për përgjegjësi dhe duam të bëjmë maksimumin për të mposhtur një skuadër shumë të fortë. Nëse ia arrijmë të bëjmë më mirë se ata, do të fitojmë kampionatin”.
“Një farë bilanci do e bëjmë pas përfundimit të fazës së parë. Kemi pasur një kalendar të komplikuar deri më tani, por nuk është e thënë, sepse ekipe të vogla kanë marrë pikë. Të gjitha skuadrat kanë karakteristika e duhura për të vënë në vështirësi çdo ekip”, tha ai.