Sport

Sterlingu me kontratën e re, njëri ndër më të paguarit në ligë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është marrë vesh me “Qytetarët” për vazhdimin e kontratës luksoze 5-vjeçare.

Kontrata momentale e sulmuesit anglez skadon në vitin 2020, ndërsa për kontratën e re është duke u folur tash e disa muaj. Me marrëveshjen e re me “Citizens”, që flitet të jetë rreth 300 mijë funte në javë, do ta bënte Sterlingun njërin nga futbollistët më të paguar në Premier League, transmeton KTV.

23-vjeçari iu bashkua Cityt nga Liverpooli në vitin 2015-të, dhe iu kushtoi “Të Kaltërve” 49 milionë funte.

Që prej ardhjes së Pep Guardiolës ka ndodhur edhe një rilindje e sulmuesit, i cili, në sezonin e kaluar kur skuadra e tij u shpall kampione, shënoi 18 gola në total.

Kontrata e re, po ashtu, do ta bënte Sterlingun britanikun më të paguar në botë.