Luis Suarez nuk e ka problem që Barcelona është duke kërkuar pasuesin e tij.
El Pistolero që tashmë është 31-vjeçar e kupton nevojën e klubit për të gjetur një lojtar më të ri që u premton atyre gola për të ardhmen.
“Jam 31 vjeç, Barcelona duhet të mendojë për të ardhmen. Besoj se është normale që duhet të blejë një sulmues të ri, një numër 9 të ri”, tha Suarez.
“Në moshën time, nuk mendoj për atë që thonë të tjerët. Jam kritik i vetes. Kur më thanë se isha i shëndoshë, e dija që ishte normale. Kthehesha nga Botërori dhe nuk isha stërvitur maksimalisht”.