Sport

Kampioni i Botës me Italinë dënohet me 2 vjet burgim

Kampioni i Botës me Italinë dënohet me 2 vjet burgim
Foto ilustrim

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Vincenzo Iaquinta, është dënuar me dy vjet burgim, pasi ka qenë pjesë e një rrjeti të mafisë, transmeton KTV.

Fituesi i Botërorit të vitit 2006 është akuzuar në dhjetor të vitit 2015-të për armëmbajtje ilegale, dhe është akuzuar se i ka ndihmuar mafisë kalabreze.