Sport

Momani sjell karikaturën për El Clasicon si Halloween

Karikaturisti i Goal, Omar Momani i ka kushtuar një vizatim të veçantë El Clasicos në ditën e Halloweenit.

Ai ka paraqitur Leo Messin e Cristiano Ronaldon, që munguan në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Realit, duke e shikuar një film horror me Luis Suarezin duke e kafshuar Julien Lopeteguin, transmeton Koha.net.

“El Clasico: Halloweeni special”, ka shkruar Momani në Facebook.

Më 28 tetor, të dielën, Barcelona e demoloi Realin me rezultat prej 5 me 1, me tre gola që i shënoi Luis Suarez. E disa ditë më pas Reali e shkarkoi trajnerin Lopetegui.