Sport

Matuidi thotë se do të pensionohet nga Franca pas Evropianit

Mesfushori i Juventusit dhe i Francës, Blaise Matuidi, ka thënë se do të pensionohet nga përfaqësuesja franceze, pas Kampionatit Evropian 2020.

Matuidi ishte ndihmesë e madhe e “Gjelave”, kur Franca në Botërorin e Rusisë e fitoi epitetin e më të mirës, transmeton KTV.

“E kam pyetur veten për t’u pensionuar pas fitores së madhe në Kupën e Botës. Megjithatë, kam shumë ambicie dhe jam shumë i kënaqur me grupin. Mund ta fitojmë edhe Kampionatin Evropian. Dua të pensionohem në mënyrën më të mirë”, ka deklaruar për “RMC Sport”, Matuidi.