Sport

Zyrtare: Reali shkarkon trajnerin

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui.

Vendimi ka ardhur pas formës së dobët këtë sezon, ndërsa Reali ka njoftuar se “vendimi vjen për të ndryshuar dinamikën e ekipit të parë, ku të gjithë objektivat akoma mund të realizohen”.

Shkarkimi i Lopeteguit vjen një ditë pas humbjes turpëruese nga Barcelona, 5 me 1.

Përkohësisht pozitën e tij do ta mbajë Santiago Solari.

Reali pas 10 ndeshjeve në La Ligë ka vetëm 14 pikë dhe është në pozitën e nëntë. Barcelona, si rivali kryesor i Realit, është në krye me 21 pikë.