Sport

Manchesteri kërkon Luisin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Filipe Luis pritet të largohet nga Atletico Madridi në janar për t’iu bashkuar Manchester Unitedit, njoftojnë mediumet angleze.

Luis nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Atletico dhe ka kërkuar largimin, transmeton “Koha Ditore”. 33-vjeçari, ka dy gola në 11 ndeshje këtë edicion kurse me Atleticon ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Në anën tjetër, Luis pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Jose Mourinho. Ky i fundit është i gatshëm që të paguajë rreth pesë milionë euro për transferimin e Luisit gjatë janarit.