Sport

Trepça ’89 thotë se është dëmtuar nga gjyqtarët ndaj Feronikelit

Trepça ’89 thotë se është dëmtuar nga gjyqtarët ndaj Feronikelit
Foto: Ilustrim

Kryesia e klubit Trepça ’89 pas ndeshjes në Superligë ndaj Feronikeli që është zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, duke shprehur pakënaqësi për referimin në këtë sfidë.

Feronikeli arkëtoi pikët e plota dje në “Riza Lushta” me rezultat prej 0-1, por me këtë humbje nuk pajtohet klubi mitrovicas, që thotë se është dëmtuar nga treshja e gjyqtarëve Tefik Maloku, Meriton Berisha, dhe Driton Preniqi, transmeton Koha.net.