Sport

Një prej talenteve më të mëdha në Shqipëri po kërkon “shpëtimin” në Kosovë

Një prej talenteve më të mëdha në Shqipëri po kërkon “shpëtimin” në Kosovë

Katër vjet më parë Mario Morina fitoi çmimin “Talenti i Vitit” në Shqipëri.

Vlerësohej e ardhmja e Shqipërisë. Të mëdha ishin edhe pritjet për karrierë të suksesshme në ndonjë skuadër evropiane. Edhe vetë Morina kishte synime të mëdha dhe ende ka, sado që vitet po shkojnë dhe ai sot e gjen veten në kampionatin e Kosovës.