Sport

Ronaldo i jep fitoren Juventusit ndaj Empolit

Juventusi ka arkëtuar tre pikë të reja në ligë duke e mposhtur në udhëtim Empolin.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Caputos në minutën e 28, transmeton Koha.net.

Në pjesën e dytë Juventusi përmbysi gjithçka.

Ishte Cristiano Ronaldo që shënoi dy herë për t’i siguruar pikët e plota ekipit të tij.

Në krye të tabelës Juventusi ka 28 pikë. Kurse Empoli në vendin e 18 ka 6 pikë.