Sport

E tallën për golat, tani të gjithë e dinë sa i rëndësishëm ishte Ronaldo për Realin

E tallën për golat, tani të gjithë e dinë sa i rëndësishëm ishte Ronaldo për Realin

Kampioni evropian nuk mund të llogarisë në shërbimet e golashënuesit më të mirë të klubit që t’i nxjerr nga kriza dhe dita ditës po bie në greminë. Në një analizë, Goal ka treguar përse ylli Cristiano Ronaldo është mungesë e madhe për klubin spanjoll.

Real Madridi sivjet është larg sezonit që përjetuan në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përse është kaq ndryshe? Pse nuk po funksionon për trajnerin Julen Lopetegui? Përse është i pashpresë ky sezon për Madridin edhe pse është herët?