Sport

Kosova, “skenë e vogël” për gjigantët botërorë

Kosova, “skenë e vogël” për gjigantët botërorë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ende vlerësohet të jetë shumë larg nivelit për të garuar në një ngjarje të madhe. Por kualifikimet ua mundësojnë hendbollistëve që të kenë përballë edhe përfaqësueset më të mëdha të botës. Kështu, një prej përfaqësueseve më cilësore në botë, ajo e Gjermanisë, do të luajë të dielën mbrëma në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ndeshja Kosova - Gjermania, që nis në orën 19:30, i takon fazës së dytë kualifikuese për "Euro 2020". Në fazën e dytë Kosova ka kaluar përmes një rruge dytësore, por tani hendbollistët kosovarë do të kenë privilegjin të kenë përballë një superfuqi të sportit. Ka fare pak gjasa që Kosova të shmangë humbjen, ndërsa ndeshja ndaj Gjermanisë për të gjithë lojtarët vlerësohet më e madhja në karrierë, shkruan sot Koha Ditore.