Dembele drejt largimit nga Tottenhami

Dembele drejt largimit nga Tottenhami

26 tetor 2018 18:07

Mesfushori belg Moussa Dembele do të largohet nga skuadra e Tottenhamit gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Mediumet angleze kanë raportuar se Tottenhami ka vendosur ta nxjerrë në shitje Dembelen, pasi ky i fundit ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni, transmeton Koha.net.

Tottenhami do ta liroj Dembelen për 20 milionë euro. 31-vjeçari, këtë edicion ka 11 paraqitje në të gjitha garat për Tottenhamin kurse pjesë e këtij ekipi është prej vitit 2012.

Ai karrierë në Angli ka bërë edhe te Fulhami.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme