Sport

Gerrardi i lumtur me rekordin pa humbje në Evropë

Steven Gerrard është shprehur i lumtur me thyerjen e rekordit te Rangersat pasi ekipi i tij arriti suksesin e parë që prej vitit 1992/93 për serinë më të gjatë pa humbje në gara evropiane.

Klubi skocez të enjten barazoi pa gola kundër Spartakut të Moskës në Ligën e Evropës dhe ishte ndeshja e 11 pa humbje këtë sezon, duke thyer rekordin e vendosur nga ekipi i viteve ’90.

“Ndjehem krenar për ekipin dhe kur mësuam se nëse shmangim humbjen do të krijojmë histori, ky është bonus për ne”, ka thënë Gerrard.

“Është mirë që njerëzit po flasin për këtë, por duhet të përqendrohemi për ndeshjen kundër Aberdeenit në fundjavë, pasi është ndeshje e rëndësishme”.