Sport

Lipjani angazhon trajnerin grek Tsirogiannis

Trajneri nga Greqia, Ioannis (John) Tsirogiannis do të jetë në krye të skuadrës së Superligës së Kosovës në basketboll, Lipjani.

Tsirogiannis në këtë post ka zëvendësuar Blerim Krasniqin që u largua ditë më parë.

Ai në krye të Lipjanit do të debutojë të dielën në ndeshjen kundër GoldenEagle Yllit që zhvillohet në Suharekë.

Në dy vitet e fundit ka punuar në Rumani, duke e udhëhequr ekipin elitar të këtij shteti, CS Politehnica IASI.

Pas pesë xhirove në Superligën e Kosovës, Lipjani ka një fitore e katër humbje. Lipjani këtë edicion është inkuadruar në elitë si kampion i Ligës së Parë.