Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Arsenalit, Robin van Persie, ka bërë të ditur se në fund të sezonit 2018-19 mendon t’i japë fund karrierës si futbollist.
Pas 18-vjetësh si futbollist profesionist, që prej moshës 17-vjeçare kur nisi karrierën, holandezi është i gatshëm të pensionohet.
35-vjeçari që fitoi Premier Ligën me Manchester Unitedin dhe FA Cup me Arsenalin, e ndjen se është koha e duhur për t’i dhënë lamtumirën futbollit aktiv.
“Kur më duhet të ndalem? Kjo besoj se do të ndodhë në fund të këtij sezoni. Do të jem gati 36-vjeçar dhe kam karrierë 18-vjeçare. Që prej moshës 5-vjeçare kam qenë i përfshirë në futboll”, ka thënë Van Persie për AD.
“Gjithashtu nuk besoj se rikthimi im në Feyenoord do të jetë i suksesshëm nëse fitojmë titullin. Si është i suksesshëm? Ky është sukses, nëse shikoni tërë fotografinë. Kam humbur kënaqësinë. Nuk kam dashur që kështu të jetë fundi, pa kënaqësi. Ajo është kthyer te Feyenoordi”, ka shtuar holandezi.
“Dua të shpaguaj duke ndarë përvojën time. Po tentoj t’u ndihmoj shokëve”, ka thënë veç të tjerash ai.