Sport

Klubi “i kryetarit të FFK-së” insiston të mbajë emër të jashtëligjshëm

Klubi “i kryetarit të FFK-së” insiston të mbajë emër të jashtëligjshëm

Emërtimi apo mbajtja e emrit "Kosova" është e ndaluar me Udhëzimin Administrativ për themelimin dhe regjistrimin e klubeve publike e private të sportit, shkruan sot Koha Ditore.

Ka tre vjet e më shumë që është nxjerrë ky udhëzim në kuadër të Ligjit për sport, e që nënkupton se në vend nuk mund të ketë skuadra me emrin Kosova. Skuadra të tilla janë të shpeshta sidomos në Prishtinë e Vushtrri.