Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në përballjen e sotme ndaj Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve, 4-0.
Xherdan Shaqiri, që ishte titullar, pati një paraqitje shumë të mirë për 68 minuta sa ishte në fushë, transmeton Koha.net. Ai u përfshi në golin e parë duke i dhënë një pasim fantastik Robertsonit që asistoi për Firminon në minutën e 20.
Derisa në minutën e 45 ishte Shaqiri që asistoi për Mohamed Salahun, i cili shënoi sërish në minutën e 51.
E golin e fundit e shënoi Sadio Mane në minutën e 80 pas asistimit nga Daniel Sturridge.
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Napoli e PSG-ja ndanë pikët duke barazuar 2 me 2.
Insigne e Mertens shënuan për Napolin në këtë takim. Kurse mbrojtësi i Napolit Rui shënoi autogol në minutën e 61. E golin e barazimit e shënoi Di Maria në minutën e 90+3.
Liverpooli është lider i grupit me gjashtë pikë, derisa Napoli në vendin e dytë ka pesë, e me një pikë më pak PSG-ja mban vendin e tretë. Pas tre ndeshjeve Zvezda ka vetëm një pikë.