Sport

PSV e Tottenhami barazojnë, mbesin prapa Barçës e Interit

PSV dhe Tottenhami kanë ndarë pikët në ndeshjen e tretë të Grupit B në Ligën e Kampionëve duke mbetur shumë prapa liderëve Barcelona dhe Inter që luajnë më vonë.

Ekipet barazuan 2 me 2. Lozano e De Jong shënuan për holandezët, teksa Lucasi e Harry Kane për londinezët. Tottenhami luajti 10 minutat e fundit me një futbollist më pak pas ndëshkimit me të kuq të portierit Hugo Lloris.

Në tabelë, Barça e Interi kanë nga 6 pikë, ndërsa PSV e Interi nga një.