Sport

Ancelotti më i lumtur si trajner i Napolit sesa i Bayernit

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka thënë se tani është në gjendje më të mirë mendore sesa kur drejtonte Bayern Munichun në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

59-vjeçari u shkarkua nga Bayerni një ditë pasi u mposht nga PSG-ja dhe pas një viti në Paris kthehet me besim të madh nga ekipi.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra që prej asaj kohe, PSG-ja ka ndërruar trajner, ndërsa në Munich ka probleme që nuk janë zgjidhur. Disponimi im ka ndryshuar shumë. Vitin e kaluar kur erdhëm këtu, kisha besimin e katër apo pesë lojtarëve, tani e ndjej se kam besimin të gjithë njerëzve në ekip”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti u emërua trajner i Napolit në muajin maj, duke u kthyer në futbollin italian pas nëntë vjetësh mungesë. Gjatë kësaj kohe, ai drejtoi PSG-në për dy sezone.

“Kam kujtime të mira këtu. Kam përmirësuar njohuritë”, ka thënë trajneri italian.